6 arsye pse gjithmonë duhet të keni një avokat gjatë një interviste në stacionin e policisë banner

Blog

Home / Blog / 6 arsye pse gjithmonë duhet të keni një avokat gjatë një interviste në stacionin e policisë

6 arsye pse gjithmonë duhet të keni një avokat gjatë një interviste në stacionin e policisë

6 arsye pse gjithmonë duhet të keni një avokat gjatë një interviste në stacionin e policisë
  1. Është falas

Pavarësisht nga të ardhurat, mjetet ose pasuritë tuaja, dhe pavarësisht nga natyra e pretendimit (sado serioz apo i vogël) të gjithë kanë të drejtë për këshillë ligjore falas dhe të pavarur në stacionin ë policisë. Nëse kërkoni që një avokat të jetë i pranishëm  për t'ju ofruar ndihmë gjatë një intervistë në stacionin e policisë, policia nuk mund t’jua refuzojë juve këtë të drejtë. Ata ose duhet të caktojnë një avokat për ju (avokatin e detyrës) ose duhet që të kontaktojnë një avokat të zgjedhur prej jush, i cili do të ishte i gatshëm për të vepruar si avokati juaj.

  1. Ju do të jini në gjendje që të dini më shumë detaje rreth pretendimit para se të merreni në pyetje

Një të dyshuari të pa përfaqësuar ligjërisht në stacionin e policisë, shumicën e rasteve nuk do ti jepet një sasi e madhe hollësish përpara se të merret në intervistë nga policia në lidhje me veprën penale që është duke u hetuar. Për të dyshuarin një gjë e tillë mund të jetë problematike. Një gjë e tillë ju jep atyre pak informacion në bazë të të cilit ata mund të përgatiten për intervistën. Për shembull, nëse është një pretendim që ka ndodhur disa kohë më parë, të dyshuarit nuk i tregohen datat e pretendimit, deri sa intervista të ketë filluar. Kjo mund të japë përshtypjen se i dyshuari me qëllim përpiqet që të jetë i paqartë apo edhe mashtrues edhe pse ky nuk është qëllimi i të dyshuarit. Një shembull tjetër është kur një i dyshuar ka një mbrojtje ligjore më se të vlefshme, por nuk do të dinte se si ta shprehte atë. Në qoftë se diçka është thënë gjatë intervistës do të ishte shumë e vështirë për ta riparuar dëmin e shkaktuar, edhe në se do të ishte shkaktuar pa dashje.

Zbulimi i detajeve rreth pretendimit të bërë para intervistës është një nga fazat më të rëndësishme të procesit të intervistës. Një avokat do të ishte në gjendje që ti bënte pyetje policisë para se policia të fillojë me pyetjet e tyre. Ata mund të përpiqen që të konstatojnë në mënyrë sa më të saktë se çfarë provash, dhe në se policia ka prova apo jo. Policia disa herë mund të jetë mjaft e paqartë në procesin e zbulimit të hollësive që duhet të paraqesë përpara fillimit të intervistës, e sidomos në se një person nuk është i përfaqësuar ligjërisht. Një diçka e tillë mund shkaktojë probleme të shumta serioze të tjera gjatë procesit në vazhdim.  Të kesh një avokat që t’ju përfaqësojë ligjërisht bënë të mundur përcaktimin e fuqisë së çështjes paraprakisht dhe mund të ketë një ndikim të madh për sa i përket faktit në se i dyshuari do të paditej, apo në se masa të mëtejshme nuk do të merreshin kundrejt tij.

  1. Prania e një avokati mbron të drejtat tuaja

Realiteti është se policia preferon të intervistojë të dyshuarit të cilët nuk kanë avokatë të pranishëm gjatë intervistës.  Ata mund të bëjnë çfarëdo pyetje që do të dëshironin. Ata e dinë se shumica dërrmuese e të dyshuarve nuk do të ishin në gjendje që të vlerësojnë ndryshimin midis një pyetjeje të duhur dhe të papërshtatshme, dhe se nuk do të kishin mundësi po ashtu që të dallonin në se shkelje të procedurës do të ndodhin.

Policia shpesh i sugjeron një  të dyshuari para se intervista të fillojë se, në se i dyshuari do të dëshironte që një avokat të ishte i pranishëm gjatë intervistës, kjo do të rezultonte në vonesën e lirimit të tyre.  Ata po ashtu mund të lënë që të nënkuptohet që çështja nuk është serioze dhe se i dyshuari nuk do të kishte nevojë për një avokat. Çfarëdo deklaratë e tillë është disi e papërshtatshme dhe e pasaktë, dhe qëllimi i tyre është që i dyshuari të mos jetë i përfaqësuar ligjërisht.

  1. Ndihma në një intervistë me policinë është thelbësore

Në një intervistë me policinë, policia ka funksionin ligjor të "hetimit" të duhur të një pretendimi. Sidoqoftë, ndonjëherë rastet nuk trajtohen me mendje të hapur, por hetohen vetëm sepse është bërë një ankesë. Shpesh ndodh që oficerët që ndërmarrin  intervistën të kenë nevojë t’ju  kujtohet gjatë një interviste nëse pyetje të caktuara janë të përshtatshme apo jo.  Një avokat është i trajnuar për t'u marrë me këtë, dhe mbrojtja e të drejtave tuaja në këtë fazë nuk do të ishte kurrë më e rëndësishme. Ajo që thuhet gjatë një interviste mund të ketë implikime shumë të rëndësishme nëse  çështja përfundimisht do të përfundonte në gjyq.

  1. Mbrojtja pa pagesë

Prania e një avokati mund të sigurojë mbrojtje për një të dyshuar i cili akuzohet në se do të ketë  mosmarrëveshje më vonë në Gjykatë si pasojë e diçka je që mund të ketë ndodhur gjatë procesit të intervistës në stacionin e policisë. Avokati mund të japë dëshmi në Gjykatë dhe të refuzojë çdo sugjerim të bërë nga policia se diçka ka ndodhur në stacionin policor në rast se një gjë e tillë nuk ndodhi. Një avokat gjithashtu mund të bëjë përfaqësim për aplikime për lërim me kusht në kohën e ngritjes së padisë. Një aplikim për lirim me kusht kur i dyshuari ka avokat,  ka mundësi më të mëdha që të jetë i suksesshëm krahasuar me rastet kur i pandehuri është i pa përfaqësuar ligjërisht..

  1. Këshilla të ekspertëve

Shumica e të dyshuarve nuk do të kenë njohuri për praktikën policore, procedurën gjyqësore, rregullat e provave dhe ngritjeve të padisë, njohuri këto që një avokat kompetent i posedon. Nëse ju thuhet se keni nevojë për operacion, për një dëmtim dhe se mund të keni një kirurg profesional falas, a do ta bënit ndërhyrjen vetë? Mundësitë më të mëdha do të ishin që ju do të zgjidhni një kirurg për ta bërë atë.  Prania e një përfaqësuesi ligjor në një intervistë policore nuk është i ndryshëm. Marrja në intervistë në një stacion policie mund të jetë një situatë e frikshme dhe shumë frikësuese. Mbrojtja e një avokati kompetent që përfaqëson interesat tuaja në një kohë të tillë do të ndihmojë shumë në lehtësimin e kësaj barre. Po ashtu do të bënte të mundur sigurimin e një rezultati sa më të mirë që të jetë i mundshëm.

Alan Burcombe

Drejtor

Wells Burcombe

    Get in touch




    This site is protected by reCAPTCHA. The Google Privacy Policy and Terms of Service apply.